Bordi i Transparencës ka marrë vendimin që të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit, nafta nga 208 lekë do të shitet me 210, ndërsa benzina nga 189 lekë do tregëtohet me 192.

Ulje ka pësuar çmimi i gazit ku nga 71 do shitet me 69 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.