Bordi i Transparencës ka vendosur, këtë të premte, çmimet e reja për karburantet, të cilat kanë pësuar një ulje të lehtë.

Nga sot, çmimi i naftës do të jetë 243 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 235 lekë. Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë 81 lekë për litër.