Bordi i Transparencës ka bërë me dije se ditën e sotme dhe të nesërme, cmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nga 217 në 211 lekë/litër.

Në mbledhje u vendos:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës që kryen shkelje, do të marrë penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.