Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, ka prekur serish sot rastet e shumta me Coronavirus te konstatuara vetem ne Gjirokaster. Kjo e fundit sipas zotit Shehu vjen fill pas kryeqytetit per nga numri i prekshmerise ne raport me popullaten nderkohe qe numri i te prekurve po merr dimensione shqetesuese edhe ne Tepelene e Permet.

Permes nje statusi ne FCB, ish deputeti Shehu ka apeluar tek opinioni gjirokastrit te coje zerin me force per te zgjuar nga gjumi shurdhmemecerine e pushtetit vendor dhe atij qendror me qellim qe mekanizmat mbrojtese te vihen ne levizje per te mbrojtur popullaten.

Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB. 

“Bomba biologjike” e Gjirokastres dhe heshtja qeveritare po perhapin Covid ne te gjithe Qarkun!
Sot jo vetem Gjirokastra “kryeson” perseri mbas Tiranes me raste ne rritje, por numri i te prekurve po merr dimensione tejet te rrezikeshme edhe ne Tepelene e Permet, pra infeksioni perhapet tashme ne te gjithe Qarkun.
Nuk mjaftoi papergjegjshmeria e thelle e Rilindjes e dates 24-25 Tetor e ne vazhdim ne Gjirokaster si shperthyese e nje infektimi masiv, por mos marja e masave te domosdoshme ka cuar tashme ne perfshirjen e te gjithe Qarkut.
Nqs “Retro” dhe aktivitet e tjera ishin nje papergjegjshmeri e larte, heshtja e metejshme per te mbajtur te fshehte cfare ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, eshte nje qendrim kriminal me pasoja tragjike per shendetin, jeten, ekonomine e te gjithe banoreve te atij Qarku.
Ne keto kushte kur nuk ka asnje reagim zyrtar te Ministrise se Shendetesise, Komitetit, deputeteve te Rilindjes aty qe festonin ato dite te “bombes”, pushtetit lokal etj, i bej thirje opinionit publik e qytetar, te coje me force zerin per te zgjuar nga gjumi keta shurdh-memece, ne menyre qe megjithese me vonese, mekanizmat mbrojtese te vihen ne levizje me te gjithe kompleksitetin e tyre te domosdoshem.
Ndersa dhe Prokuroria vazhdon gjumin….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu