Gara mes socialisteve ne Tepelene per te zgjedhur kreun e ri te deges se PS, ka qene hesap i mbyllur.

Dino Selimi ka qene shume i forte perballe Arben Gumenit kreu aktual i PS se Tepelenes. Anetaresia e asamblese socialiste ka votuar mesditen e sotme per te zgjedhur kreun e ri ku perballe kishin Arben Gumenin drejtorin e filialit te Postes Shqiptare kreu i deges se PS dhe Dino Selimin drejtorin e Mjedisit ne Gjirokaster ish kryetar i PS kur kjo e fundit ka qene ne opozite.

Pas numerimit te votave te hedhura ne kutine e votimit, ka rezultuar fitues Dino Selimi me 46 vota kundrejt 27 votave te Arben Gumenit nderkohe qe nje vote ishte abstenuese.

Rikthimi i Dino Selimit ne krye te PS, forcon me shume pozitat e Termet Pecit kundrejt tentatives se Bledi Cucit per te marre nen kontroll degen e PS ne Tepelene pasi kerkonte rizgjedhjn e Gumenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu