Bemat e Rilindjes nuk rreshtin asnjehere se te mahnituri. Perla e radhes eshte e Bledi Cucit, ministri te Bujqesise dhe kryesuesit te listes se deputeteve te Qarkut Gjirokaster.

Muajin tjeter Ministria e Bujqesise do te zhvilloje nje panair dy ditor me teme “Shqiperia punon token”.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Per dy dite. Se do te vendosin stenda, do hane, do pijne verera, gjera plot dhe do ti rruajne 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin ca fermere dhe do promovojne punimin e tokes. Dmth hajde baba te te tregoj arrat. Ketu pjell mushka perfundimisht.

Si nuk doli nje here nje minister financash t’ja u prese duart ketyre zyrtareve te shtetit dhe administrates kur i fusin tek buxheti per keto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, per cdo gje sulm buxhetit.

Gjeni nje njeri me gershere ne dore nja tre muaj. Te beje vetem nje gje. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetem keshtu zene mend se nuk ndalen ndryshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu