Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se numri i fëmijëve të prekur me Covid-19 në vendin tonë është rritur.

Bino theksoi se fatmirësisht fëmijët kanë simptoma më të lehta dhe arrijnë të rikuperohen nga infeksioni në kushte shtëpie.

Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët 5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin”, tha Silva Bino.

Sipas Binos, vaksinim ka patur vetëm për fëmijët që shfaqin sëmundje kronike.

Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind”, tha Bino