Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila sapo doli nga spitali ku u kurua për COVID-19, deklaroi në një intervistë, se vendimi i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskës, është në kohën e duhur.
“Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur, pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhëna nga bota, por edhe nga eksperienca jonë që tregojnë për rëndësinë e përdorimit të maskës në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në drejtim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.”
Pyetje: Të mërkurën pritet të miratohet edhe akti normativ në qeveri se sa do të jetë masa ndëshkimore për ata që do të refuzojnë mbajtjen e maskës dhe a do të ketë të përjashtuar nga ky vendim?
Pyetje: Doktoreshë, vendosja e maskës me detyrim do të sjellë edhe përdorimin masiv të tyre, duke sjellë nga ana tjetër çmime të larta për shitjen e tyre. Do të ketë rregullator për këtë dhe a do të rimbursohen kategori të caktuara?
Bino: Kemi maskat kirurgjikale, por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili, të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa që lejojnë frymëmarrjen dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë.