Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe po përjeton simptoma të mesme.

Në një mesazh në Twitter, miliarderi shkroi në Twitter: “Kam rezultuar pozitiv për COVID. Po përjetoj simptoma dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem përsëri i shëndetshëm”.

Ai vazhdoi duke thënë se ishte “me fat që u vaksinua” dhe se “kishte akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor”.

Këtë muaj, zoti Gates, i cili ka qenë një përkrahës i zëshëm për masat zbutëse të pandemisë, paralajmëroi se pandemia e koronavirusit ishte larg përfundimit dhe tha se mund të kishte ende një variant që ishte “madje më transmetues dhe akoma më fatal”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një ekip global të reagimit ndaj epidemisë të menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal,” i tha ai Financial Times.