Të gjithëve n’a çuditi lajmi i dalë pasditen e djeshme se Franca i kishte dhënë Shqipërisë, 100 milionë euro ndihma.

Por duket se makina e propagandës ka punuar në mënyrën më të mirë gjatë konferencës së donatorëve. Të dhënat që dilnin vetëm nga zyra e Edi Ramës, bënë lëmsh shumë mediat dhe më shumë qytetarët.

E kjo duket fiks në rastin e Francës dhe atë të Italisë.

Fillimisht u tha se Franca kishte dhënë 100 milionë euro ndihma dhe 60 milionë euro kredi.

Por optimizmi i madh i pasdites është fashitur në mbrëmje.

Ishte vetë Arben Ahmetaj i cili tha se Franca i ka falur Shqipërisë vetëm 1 milionë Euro dhe 60 milionë euro kredi. Duket se propaganda këtij 1 milionëshi i ka shtuar dje pasdite tre zero, duke e bërë 100 milionë.

Edhe shuma që Italia i ka falur Shqipërisë është shumë larg, asaj të bërë publike nga propaganda.

Sërish sipas asaj që tha mbrëmë Arben Ahmetaj në Opinion, Italia na ka dhënë 5 milionë euro grante dhe 60 milionë euro të tjera janë kredi.

Sipas Ahmetajt, pergjithesisht jane vetëm 295 milionë euro të falura ose grante. Pjesa tjetër prej 885 milionë euro, janë kredi që i janë premtuar Shqipërisë nga shtete dhe institucione të tjera financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu