Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se opozita duhet të udhëheqë popullin në protesta të pandalshme. Sipas Berishës, Rama është armik i egër, pasi po bën spastrimin etnik të Shqipërisë. ”Opozita dhe shqiptarët duhet të shpëtojnë këtë vend. Opozita duhet të bëjë atë që bëri në Bolivi, në Armeni, në Bukuresht, në të gjitha këto vende ku e çliroi vendin dhe që asnjëri prej tyre nuk krahasohej me Edi Ramën. Një gjë ka, Edi Rama ia mbath i pari kur populli të ngrihet. Po ngrihet për shtetin ligjor, po ngrihet kundër krimit. Sot në burgje janë 5200 shqiptarë dhe jam i sigurt që kanë kryer vepra penale, po cili është morali?! Asnjëri prej tyre nuk është serial killer”.

Zoti Berisha duhet ta udhëheqë opozita popullin apo e kundërta?

Opozita duhet të udhëheqë padiskutim, por edhe populli duhet të ketë një vetëdije të plotë sepse nëse nuk ngrihet në një protestë të qëndrueshme deri në fitore për të fituar nuk fitojnë.

Gjatë 2019 kishim disa protesta…

Sali Berisha: Ishin periodike ato, nuk ishin të qëndrueshme.

Ju sugjeroni që të ketë protesta të pandalshme, paqësore?

Absolutisht, vetëm protestat e pandalshme. Shiko çfarë ndodhi në Armeni, Bolivi, Rumani e me radhë. Protestat e vazhdueshme janë kyçi i fitores…

Paqësore duhet të jenë paqësore?

Protestat paqësore, me një shkallë të mos bindjes civile, por paqësore padiskutim. Të gjitha këto që përmenda unë i kanë patur paqësore. Mosbindja civile është mos ta lëshojnë sheshin. Çdo ditë që shkon është e vonuar. Shqiptarët nuk duhet ti marrë dëshpërimi përpara. Edi Rama është armik i egër, unë e kam thënë me kohë këtë, por tani që hoqi maskën dhe doli një tradhtar, kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Kosovës, po ai është një armik po kaq i egër ndaj qenies shqiptare. Po bën spastrimin etnik të Shqipërisë. Për ata që lexojnë po zbaton pikë për pikë platformën e Vaso Çubrilovicit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët nuk po ikin se janë njerëz pa ndjenja atdhetare, po ikin vetëm e vetëm se një shpresë vrasës po i vret shpresën dhe po i poshtëron çdo ditë ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu