Nga Skerdjan Dhuli

Sa here duhet te informohem mbi Kosoven, zgjedhja e pare per lajme eshte Berat Buzhala dhe Expresi i tij, e ndonje mbremje kur mundem online ndjek edhe emisionin ne T7. Nuk ta fsheh se nuk e dua hic mendjen e Beratit kur e sheh Kosoven shume larg nga Shqiperia dhe “kombin Kosovar” si identitet me vete. Ama tej kesaj ideje, gjithcka tjeter ne lajmet dhe editorialet e mediave te Beratit, eshte burimi im me i mire (dhe jo vetem) per tu informuar per cka ndodh ne ate pjese te zemres se Shqiptarise.

Sot, mediat e tij dhe Beratin vete, i ka sulmuar mendja me e lige dhe me toksike e tokes Dardane, Rexhep Qosja, duke e krahasuar Expresin e Beratit si vegla te Serbise qe i sherbejne percarjes se kombit shqiptar. Une, prej vitesh shkrimet e Rexhep Qoses i konsideroj terapi perfekte per ato raste kur mjeku gastrofepatolog nuk i jep dot zgjidhje kapsllekut, e i tille ishte edhe shkrimi i sotem ku lincohej Berati por interesat ishin me te thella. Per ta kuptuar kujt i sherben Rexhep Qosja, kjo kapsolle bolshevike sherbetore e Titos, Mugoshes dhe Enver Hoxhes, mjafton ta veresh kush i jep ze tezave te tij qe shumehere jane anti-kombetare.

Nderkohe qe Berat Buzhala nuk e kishte bluar ende mire statusin e Qoses se Titos, ne Tirane rrufeshem reagoi Rama i Vucicit, per te vertetuar se cdo akuze e bere ndaj tij per lidhjen me Vucicin, eshte me baze te forte. Se kush eshte Edi Rama per Kosoven dhe raporti i tij me Vucicin e Serbise, kete ne Shqiperi e Kosove e dine dhe guret, driret, qente, macet, kuajt, derrat, dhe cdo gje qe thith apo cliron oksigjen mbi toke. Ajo qe per dy vite me radhe ishte tmerri per gjithe shqiptarine, shitja e veriut te Kosoves tek Serbia ne marrveshjen anti-Shqiptare te prodhuar ne Beograd dhe gjetur strese ne Prishtine e Tirane nga Rama, Thaci, Rexhep Oosja, Batoni e te tjere, tani ka marre goditjen fatale, e kjo nuk kaperdihet dot lehte as nga Rexhepi i Titos e as nga Rama i Vucicit.

Mirepo pyetja eshte kjo: kush e demton realisht marrdhenien Shqiperi-Kosove ? Berati qe thote se Rama punon kunder interesave te Kosoves, apo vete Rama qe Vucicin e ben vella ndersa me Ramushin shihet ne gjyq e me Albinin takohet sikur te ishte Kim Jongu i Korese ? Nese i referohemi fakteve te kohes qe Rama eshte Kryeminister, atehere shohim se per Vucicin Tirana eshre nje autostrate me tete korsi, ndersa per lideret e Kosoves, sidomos ata kunder paktit per Veriun, rruga per ne Tirane eshte kthter ne nje labirinth pa fund, ku e vetmja qe i sjell e bashkon eshte dashuria per kete toke dhe vellazeria per njerzit e nje gjaku.

Ndaj edhe shkrimet e fundit nga Rexhepit iTitos dhe Rama i Vucicit nuk jane gje tjeter vecse deshmi e paster e urrejtjes patologjike qe keta persona kane per Kombin shqiptar. Une nuk e di nese nje dite Rama i Vucicit, Rexhepi i Titos apo soji i tyre do duan te prehen ne kete vend. Ajo qe di mesiguri eshte se gjaku i tyre do e helmoje thelle token shqiptare tej e ketej kufirit te Morines.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu