Nuk ka asnjë ilaç që e shëron sëmundjen që ka kapur Shqipërinë prej “kancerit Rilindje”, përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bile të mënjëhershme. Nuk ka Reformë në Drejtësi që e ndalon këtë kancer qeveritar që ka marrë gjithë pushtetet si dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar, përveç zgjedhjeve urgjente parlamentare.

Nuk ka ndërkombëtar që mund të negociojë për të risjellë demokracinë në Shqipëri, përveç zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk ka socialist i ndershëm që nuk i don zgjedhjet urgjente për të shpëtuar PS-në e tyre të zemrës nga “kanceri rilindas”.

Nuk ka opozitar që nuk është gati për zgjedhje të shpejta parlamentare dhe vendore në një ditë.

Ndaj që kanceri rilindas të mos ketë ilaç më pas ta sherojë, duhet tani, shpejt dhe urgjent në ZGJEDHJE.

Ndryshe nuk do të gjëndet terapi paqësore për ta shëruar vendin nga ky “kancer”, përveç përplasjes civile.

Ndaj më mirë ZGJEDHJE!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu