Nje skeme e re po perhapet per vendet e Ballkanit per te punesuar punetore te kualifikuar ne BE.

Behet fjale per nje variant te tipit ‘Karta Jeshile’ qe aplikohet ne SHBA, por qe ne rastin ne fjale quhet ”Karta Blu”.

Sot Parlamenti Europian ka miratuar skemen ne fjale dhe so te sherbeje per te ”thithur’ punetoret e kualifikuar ne profesione te ndryshme.

Po cfare ofron Karta Blu?

Sipas kësaj iniciative njohja e diplomës, arsimit në vendin e origjinës dhe aftësive profesionale për ata që do të pajisen me Kartën BLU do të lehtësohet. Kjo kartë do të lehtësojë bashkimi familjar, i cili është shumë i vështirë nën rregullat aktuale. Të gjithë mbajtësit e Kartës Blu do të mund të tërheqin në vendin ku jetojnë punëtorë shumë të aftë nga jashtë BE-së dhe të gjithë anëtarët e familjes.

E rendesishme eshte se, mbajtësit e Kartës Blu të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre, do të jenë në gjendje të transferohen në një Shtet Anëtar të dytë bazuar në rregullat e thjeshtuara të lëvizjes pas 12 muajve të punësimit në Shtetin e parë Anëtar.

Po kush do te perfitoje?

Prakyikisht duhet te dini, se për të marrë një Kartë Blu të BE-së, pragu i pagës minimale për punëtorët që mund ta përfitojnë do të ulet më shumë se paga mesatare vjetore bruto, duke e bërë më të arritshme për më shumë njerëz. Kohëzgjatja minimale për një kontratë pune gjithashtu do të ulet në 6 muaj.

Gjithashtu te gjithe ata që mund ta marrin pa asnjë vështirësi janë profesionet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Aplikantët me përvojë profesionale ekuivalente me një kualifikim të arsimit të lartë në disa sektorë specifik gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu