Bashki të Forta 

Qeverisja Demokratike: Një frekuencë dhe shtrirje më e gjerë e mbledhjeve online u vu re gjatë kësaj periudhe duke e çuar numrin në 40 këshilla bashkiakë (KB) që u mblodhën online për të përmbushur funksionin vendimarrës. Monitorimi i grupeve të patronazhit po
replikohet në bashki të ndryshme nga KB. Vendimarrja nuk ka të bëjë vetëm me përgjigjen
ndaj situates së krijuar nga Covid-19 por edhe me çështjet e kalendarit. Më e rëndësishme
është që 9 këshilla bashkiakë miratuan (rregullore këshilli, rregulloren e konsultimit si dhe
kodin e etikës). Bashki të Forta asistoi 16 këshilla bashkiak në aspekte teknike të
vendimarrjes në vesionin online.

Bashkëpunimi Kombëtar-Rajonal-Vendor: Një rritje e bashkëpunimit midis
institucioneve rajonale shëndetësore dhe bashkisë u vu re, ku në disa bashki u mor përsipër shpërndarja në shtëpi e barnave për të moshuar apo të sëmurë kronik. Në bashki të ndryshme stafi i saj u vu në funksion të shpërndarjes së pakove ushqimore nga rezervat e shtetit. Gjithashtu ndihmë iu dha postës shqiptare në shpërndarjen e pensioneve.
Bashkëpunim midis policisë bashkiake dhe forcave të tjera policore ka ndodhur në zbatim
të rregullave të karantinimit të publikut. Prefektura në rastin e Kukësit mori shkas të kërkojë me anë të një shkrese drejtuar bashkive të qarkut, përdorimin e udhëzuesit për mbledhjet online të përgatitur nga Bashki të Forta, si facilitues i punës së këshillave bashkiakë.

Transparencë dhe Llogaridhënie: Është vënë re përdorim i medias sociale për të informuar
banorët e bashkive mbi masat dhe njoftimet mbi emergjencën. Media lokale gjithashtu
është përdorur gjërësisht për informim të publikut mbi aktivitetin e bashkisë në terren por
edhe për mënyrën si mundet të kontaktohet bashkia. Bashkitë raportojnë nëpërmejt faqeve
web në formë të struktuara ose nëpërmjet facebook duke postuar aktivitetet ditore. Policia
bashkiake e angazhauar për të informuar publikun në tregje apo dyqane mbi rregullat e
distancës sociale Përmbushje e Funksioneve Vendore: Në përmbushje të shërbimeve sociale bashkitë kanë përdorur fondin e emergjencës gjerësisht ose kanë filluar rialokuar fonde nga programe apo aktivitete të tjera, duke i kaluar fondet për familjet në nevojë apo të moshuarit.

Në ndihmë të situatës është vënë re dhe prezencë e ndihmave nga biznese lokale, donatorëve të ndryshëm, insitucione private si dhe persona privat. Në disa bashki ka filluar asitenca ndaj fermerëve duke i ndihmuar në gjenerimin e lejeve për transportin e produkteve në tregje. Fermerët, si në rastin e Maliqit, kanë vënë mjetet e tyre bujqësore në funksion të dizefektimit.

Kontribut i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjen Vendore dhe Shoqatave të
Pushtetit Vendor: Që nga fillimi i emergjencës COVID-19 është parë një rol aktiv i agjencisë dhe shoqatave të pushtetit vendor. Ministria e Brendshme dhe AMVV kanë krijuar grupe pune për të monitoruar zbatueshmërinë e akteve ligjore të harturara si përgjigje ndaj emergjencës.

Këto akte dhe baza ligjore i janë shpërndarë të gjithë bashkive. Kontribut është dhënë me
hartimin e draft urdhërave dhe draft projekteve për menaxhimin e grupeve të terrenit apo
këshillim në lidhje me aspekte të rishikimit të buxhetit apo dhe përdorimit të fondit të
emergjencës. Krahas rolit mbështetës të AMMV një aktivitet shtesë është vënë re nga ana e SHAV dhe AAM, me qëllim evidentimin e nevojave specifike nga ana e pushtetit vendor si dhe duke ofruar opsione zgjidhjeje.

Në këtë drejtim SHAV është angazhuar për të përmirësuar dhe rritur komunikimin mes pushtetit vendor dhe qeverisë në adresim të situatës duke krijuar një grup interaktiv online. Linja e komunikimit ofroi informacion në kohë reale dhe mundësoi me pranimin e sugjerimeve paraqitur MFE, mbi rishikimin e kalendarit buxhetor 2020 dhe procesit publik të diskutimi të buxhetit me pjesëmarrje. Po ashtu propozimi i SHAV për përshpejtimin e proçedurave të prokurimit është marrë parasysh ku MFE është angazhuar për të përcjellë listen e prioriteteve pranë APP.

AAM nga ana e saj ka nisur një fushatë komunikimi në mediat kombëtare duke listuar zgjidhje të mundëshme për pushtetin vendor, duke i adresuar këto sugjerime ndaj Qeverisë Qëndrore. Sugjerimet janë të natyrës ekonomike ku një bashkërendim i kanaleve të dialogut QQ dhe QV të krijohen përsa i përket ndihmës për biznese lokale dhe ekonominë lokale, apo ofrimin e aksesit digjital falas për të gjithë zonat për të rritur komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes, si dhe duke fragmentuar zinxhireret e infkesioneve. Gjithashu një sërë sugjerimesh me natyrë të sigurisë dhe kontrollit të territorit të bashkive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu