Fundi i Ramës është i pashmangshëm, ndonëse tha se po bëhet sërish gati për të manipuluar zgjedhejt, kësaj here duke e legalizuar kanabisin. Keshtu u shpreh kryetari i opozites Basha ne konferencen e shtypit sot.

Gjithashtu Basha u shprehur se: “Më vjen keq për ata që ndjekin televizionin tuaj dhe shpresojnë te përçarja e opozitës për të mbajtur në këmbë një regjim hajdutësh. Po le ta dëgjojnë edhe nga goja ime se ne jemi të bashkuar dhe fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të të përballet me të gjitha pasojat sociale dhe ekonomike që do të sjellë bllokimi apo manipulimi i procesit zgjedhor, për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh se ka nisur procesin për legalizimin e kanabisit dhe procesin e kanabizimit të vendit. Ta dini që laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet. Ne duam ta sjellim ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët”

Pak më parë kreu i qeverisë, Edi Rama, ne nje konference shtypi se bashku me ambasadorin Soreca tha, se shumë shpejt do të vijë drafti për legalizimin e kanabisit.

Ky reagim i Rames vjen pas akuzave nga opozita dhe media se në vend po rikthehet kultivimi masiv i kanabisit në prag të vitit zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu