Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur sërish komunikimin me gazetarët sot për të denoncuar gjobat e reja që po bien mbi shqiptarët nga qeveria, gjobat për maskat dhe e konsideroi si një shfaqje të shëmtuar të Edi Ramës, prezantimin e tij në emisionin Opinion, vetëm për të fshehur përgjegjësinë që ka ndaj shqiptarëve në këtë moment të vështirë.

“Gjobat dhe e  gjithë kjo ndodh, tha Basha, –  në një kohë kur shqiptarët janë populli i vetëm që nuk ka marrë mbështetje të re për krizën e pandemisë dhe kryeministri Edi Rama nuk ka folur për një paketë të re ekonomike.

Shqipëria po ashtu vazhdon të mbetet vendi me numrin më të vogël të testimeve. Ndaj sot sot dua ta nis duke i kërkuar edhe njëhërë të zbatojë planin me 5 pika.

Mbështetja dhe përgatitja e sistemit shëndetësor, rritja e numrit të testimeve në 2500 në ditë, rimbursimi i mjekimeve që marrin pacientët me COVID në shtëpi, që shkon me kosto të larta.

Në planin tonë me 5 pika, rimbursimi i plotë i paketës së mjekimeve anti-COVID do të lehtësonte shumë koston e asaj pakete prej së paku 600 mijë lekësh.

Në një shfaqje gjoja të çmendur, gjithë ai kërcim pupthi, u bë vetëm për të shmangur përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Pse nuk rimburson pacientët e sëmurë me COVID?!- insistoi Basha, duke e akuzuar Ramën se paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura kudo po shkojnë vetëm për aferën e inceneratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu