“Mos prisni që Rama të pranojë ftesën time për debat, ka frikë nga fjala ime”.
Këtë përgjigje dha kreu demokrat Lulzim Basha kur u pyet për një debat të mundshëm me kryeministrin Rama.
“Faktet janë ashiqare, Edi Rama duhet ta bëjë këtë debat me prokurorët dhe të thotë çfarë e ka shtyrë që javën e kaluar në mënyrë të përsëritur t’i paguajnë 2 mln euro mafies së inceneratorëve, ndërsa thirrjet për ndihmë të shqiptarëve sa vijnë e shtohen. Mos prisni që Rama të pranojë ftesën time për debat, ka frikë nga fjala ime”.
“Anulimi i kontratave është minimumi, është gjëja e parë dhe e sigurtë, mekanizëm antimafia ndiq paranë kudo që e kanë çuar. Do ta ndjekim me agjencitë tona që do merren full time dhe partnerët strategjikë”.
Ai përsëriti apelin e tij për zbatimin e planit me 5 pika të PD-së, pasi situata po merr përmasat e një tragjedie njerëzore.
“Është një krizë, kolaps, domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapat që ne kemi formalizuar në planin me 5 pika. Dëshpërim, revoltë e neveri nga shpërfillja që u bëhet nevojave bazike të njerëzve. Gënjeshtra e mashtrime për kapacitetet me shtretërit.
Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, shifrat, trajtimin e ndihmat në vend që të marrin masa vazhdojnë të gënjejnë 16 ditë kanë kaluar që nga kjo sallë kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballuar me krizën që po thellohet. Fatura që vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë se nuk e ndali as në kohën kur kishte më shumë nevojë”