Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzon Edi Ramën se nuk e ka mendjen të ndihmojë popullin, por veç klientët e tij oligarkë.

Me një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama dhe qeveria e tij e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

‘Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave’, shkruan Basha.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha në Twitter:

Numri i të infektuarve me Covid po thyen rekordet.

Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik.

Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet.

Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.

Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.

Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu