‘Prej muajit Tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës, të reformës zgjedhore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj, për nisjen pa vonesë dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.

Opozita mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për të përfunduar reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të prezantuara në tetor 2019’, tha gjate fjales se tij, kreu i opozitës Lulzim Basha.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Prej muajit tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithpërfshirës dhe transparent për të përfunduar reformën zgjedhore, që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Prej muajit shtator – ky është tashmë dhe një kusht i patejkalueshëm i parlamentit gjerman, i Bundestagut – kanë kaluar katër muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Sot Opozita e Bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të Reformës Zgjedhore dhe mandaton zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili për të dakortësuar mekanizmin me ecjen përpara me Reformën Zgjedhore dhe miratimin e saj, duke i qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtruara në tetor.

E para, krijimin e një mekanizmi gjithpërfshirës dhe transparent, me pjesëmarrjen e forcave politike, mundësinë dhe aksesin e çdo faktori tjetër shoqëror, qytetar dhe të grupeve të Interesit.  

Së dyti, miratimin me konsensus, jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për Reformën Zgjedhore.

Së treti, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus, pa asnjë ndryshim, në seancën plenare dhe me këtë mandat të pandryshueshëm, kemi mandatuar dy zotërinjtë që përmenda për të dakortësuar me palën tjetër në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të mos humbasin më asnjë minutë për të përfunduar një orë e më parë Reformën Zgjedhore dhe për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si rruga e vetme për daljen nga kriza politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu