Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj zërave që po qarkullojnë së fundmi për situatën në koalicionin opozitar.

“Opozita është e bashkuar, fundi i Ramës është i pashmangshëm,” theksoi Basha.

Pasi ka numëruar akuzat në adresë të kësaj qeverie, cilësuar prej tij si regjim tipik, Basha tha se fundi i kësaj qeverie është tashmë i vulosur.

Në mbyllje të bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Basha ka pohuar se me gjithë sa po bën, edhe në këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, ku mendon për milionat e veta dhe oligarkëve, “laku në qafën e qeverisë po ngushtohet”.

“Laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet, ndryshimi është i pashmangshëm, fundi i kësaj qeverie është i vulosur. Investimi i Lulzim Bashës dhe PD është që ta sjellë ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme  ose do të bëjnë atë që bën çdo shoqëri evropiane kur i mohohen të drejtat themelore”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu