Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e mbajtur përpara gazetarëve deklaroi se Edi Rama është personi që e ka makth SPAK-un, prandaj krijon alibi për të shtyrë e sabotuar atë.

“Sa i përket SPAK dhe BKH kam theksuar dhe theksoj mbështetjen time totale, mbështetjen totale të PD. Vonesat për ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së kanë një autor dhe ky është Edi Rama.

Edi Rama ka vonuar pa asnjë shkak ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së, ndaj sot gjendemi me kriminelë që duhet të jenë në burg, por hanë e pinë me Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, diktojnë tendera dhe koncesione. Prapa çdo koncesioni korruptiv ka një bandë kriminale me një kryebandit që është aleat politik i Edi Ramës, figura të njohura të krimit të organizuar.

Këta banditë duhet t’ë ishin në fund të Bulevardit, tek 313-a, por janë në fillim të bulevardit, tek lokalet më luksozë përballë kryeministrisë dhe shpeshherë, tek lokali luksoz Brenda kryeministrisë. Dhe është kjo bandë, bashkë me Edi Ramën, që ka vonuar SPAK-un dhe BKH-n. Me atë që do të shpallë nesër po përpiqet ta sabotojë.

Do të shpallë nesër projektin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ku do të vinte Saimir Tahirin, komandant të SPAK-ut dhe të BKH-së. Për ta kujtuar si çështje. Ndërkohë që kishin plasur disa çështje, mes të cilave edhe e Mark Frrokut, sepse kishte ardhur ekstradimi dhe ky e fshihte ekstradimin, pastaj largoi Artan Didin, e bëri kokë turku, ishte koha kur Shqipëria ishte mbushur me drogë në këtë moment, Edi Rama miratoi në Kuvend një ligj që e bënte Ministrin e Brendshëm kapon e SPAK dhe të BKH-së.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë ligj. Sepse nuk mund të ngrihen këmbët t’i bien kokës. Si mund të hetojë polici i thjeshtë kriminelin, kur krimineli është Ministër i Brendshëm dhe shef I tij?! Edi Rama e ka ankth SPAK-un dhe BKH-në dhe është në gjendje të bëjë gjithçka që ose ta bllokojë, se për të shtyrë e ka shtyrë mjaftueshëm, ose ta kapë.

Nesër do të shpallë një masë që ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll. Të njëjtën gjë që donte të bënte me Saimir Tahirin, tani do ta bëjë vetë. Është një mashtrim për shqiptarët dhe partnerët.

Është zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Edi Rama e di mirë se një SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe për bandën e tij. Rikthimi i këtij modeli është i papranueshëm për ne. Ndaj, ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK-ut dhe BKH, bërjen e tyre funksionale dhe dhënien fund të praktikave për ta zhbërë apo për ta dëmtuar akoma pa nisur nga puna, duke ngritur të tilla struktura paralele.

Lidhur me pjesën tjetër, se duhet të forcojë ligjet, nuk qëndron. Ligje më të forta kundër mafias dhe krimit të organizuar se ç’ka Shqipëria, nuk ka asnjë vend tjetër.

Dhe këtë jua them si ish Ministër i Brendshëm që i përdori këto ligje për të luftuar krimin dhe për të hequr vizat për shqiptarët. Vizat na I hoqën kur panë se jo vetëm kishim ligjet, por kur panë se kishim vullnet për t;I zbatuar ato, kur arrestuam kriminelët, kur ua morëm pasuritë , kur blinduam kufijtë tanë për trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Prandaj po udhëtojnë të lirë shqiptarët, megjithëse, në këtë situatë, ka vende që duan t’i kthejnë vizat, pikërisht, sepse me të njëjtat ligje, kjo qeveri, në vend që t’i arrestojë, po i nxjerr nga burgu kriminelët. Dhe e ka kthyer Shqipërinë, siç thotë Departamenti i Shtetit, në një strehë për rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar nga Amerika në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Pra, e keqja në vend, është në krye, është tek koka. Peshku është qelbur nga koka, prandaj, zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Nuk ka për ta patur asnjë kurë, as për krimin, as për ekonominë, pa patur zgjedhje të lira e të ndershme, me një parlament dhe një qeveri që u përgjigjet njerëzve, jo bandave, jo kriminelëve.

Mos harroni rastet që ai ka mbrojtur, nga Roshi, tek Tahiri, tek Xhafa, tek blerja e votës në Dibër, Dosja 184, 339, janë ende pa hetuar, së bashku me Dakon dhe Gjiknuri, Pjetri dhe Kajmaku. Po nuk i denoncoi opozita, po nuk pati presion ndërkombëtar, ai i mbron ata.

Kishte gjithë shtetin në dispozicion 6 vite dhe sa herë njerëzit e tij janë kapur në krim, ky i ka marrë në mbrojtje, edhe ata të dy që i ka në listën e zezë të SHBA-s, Dakon dhe Doshin, që i ka dhënë gjithë Shkodrën, pasi bindi Gjinushin t’i shesë partinë.

Ky është Edi Rama. Edi Rama dhe SPAk janë në konflikt interesi, prandaj e ka vonuar SPAK-un dhe nesër do të bëjë një përpjekje të fundit, të mjerë për të sabotuar SPAK-un. Mos kini dyshim që do ta bëjë të madhe.

Do ta bëjë spektakël, ta shesë si gjë të madhe nga ana ligjore, do t‘i bjerë nja 2-3 personave, që nuk ka dëm se ose janë rivalë të bandave të tij, ose i fut Brenda dhe i nxjerr prapë, siç ka bërë këto 6 vite.

Spektaklin do ta bëjë, por shqiptarët e dinë fare mirë se shkaktari i kësaj gjendje për luftën kundër krimit dhe korrupsionit ka një emër, aleati I tyre, përfaqësuesi i tyre, ortaku dhe shërbëtori, kryeministri i vendit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu