Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme ndaj deklaratave të kreut të qeverisë Rama që po mundohet të largojë vemendjen nga problemet e medha që ka vendi si pasoje e keq qeverisjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale Basha i kujton Ramës mashtrimet e njëpasnjëshme për vendet e punës, taksat, shendetësine dhe çmimet.

“Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve”, shkruan kreu demokrat.

Ja postimi i plotë i Bashes:

Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama?

Premtove shëndetësi falas- gënjeve.

Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve.

Papunësia në Shqipëri arriti majat.

Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve.

Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve.

Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu