Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së djeshme të Donatorëve shprehën solidaritetin me Shqipërinë.
Sipas liderit të opozitës, shuma e mbledhur për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura, por thekson se, duhet nisur puna menjëherë dhe fondet të përdoren me përgjegjëshmëri dhe transparencë.
“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.
Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.
Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, shkruan Basha në reagimin e tij.