Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi në Twitter, shprehet se demostratat e ditëve të fundit tregojnë se ka ardhur koha për ndryshim.

Sipas tij, demonstratat provojnë se askush nuk i beson më Ramës.

“Demonstratat provojnë se askush nuk i beson më Ramës pas 7 vite dështimesh dhe premtimesh të rreme. 7 vite rrënim ekonomik, rritje e kostos së jetesës, rritje e papunësisë, shkatërrim i sistemit shëndetësor dhe dhunë ndaj rinisë shqiptare. Boll më! Është koha për ndryshim!”, shkruan Basha në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu