Në ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër, skuadrat e kanë mbyllur në barazim një ndeshje ku rastet për të dyja ekipet nuk kanë munguar. Pjesa e parë foli më shumë për ballshiotët, të cilët kaluan edhe të parët në avantazh në minutën e 34’ me Gundo.

Ky i fundit shënoi nga penalltia të cilën e fitoi pikërisht vetë, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 43’, Gresild Lika barazoi shifrat me një gjuajtje që ishte në formën e krosimit, por përgjumja e portierit Miraka bëri që topi të shkojë në rrjetë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për vendasit. Luftëtari kishte disa raste për shënim, por nuk ia dolën duke u larguar nga kjo ndeshje me 1 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu