Nga Agron Mema

Ashtu siç ishe paralajmëruar sot paradite në orën 10:00 banorët e qytetit të Sarandës, shumica autoktonë, kanë dale në një protestë masive. Protestuesit kane firmosur edhe një peticion drejtuar qeverisëse shqiptare dhe institucioneve të tjera shtetërore. Kane qene keshilltaret bashkiake ata, qe pas kerkeses për transparencë të projektit nga ana e Bashkisë Sarandë, duket se kanë mbetur të paqartë e të pa kënaqur dhe kanë ftuar qytetarët në protestë, si dhe për të firmosur nje peticionin. Qytetarët e Sarandës janë mbledhur pikërisht tek plazhi i vjetër i quajtur ” Plazhi I Çentralit”. Jo pa qëllim janë mbledhur këtu por për të mbrojtur, sipas tyre, masakrimin mjedisor të kësaj hapësirë ranore natyrale, nje nder më të bukurit në rajon. Sipas intelektualeve në protestë, “Firma zbatuese nuk kanë marrë mendimin qytetar, por kanë firmosur në fshehtësi skutave dhe korridoreve të errëta të pushtetit. Kjo nuk do të lejohet me çdo mënyrë nga qytetarët”,- kanë deklaruar protestuesit në mbrojtje nga shkatërrimi të plazhit të Çentralit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu