Situata problematike në vend për shkak të krizës ka sjellë reagimin e ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut.

Gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme ministrja Balluku, ka theksuar se problem sot nuk është çmimim i energjisë por mungesa në treg e energjisë.

Gjithashtu ministrja Balluku u tregon shqiptarëve se e vetmja zgjidhje është kursimi.

”Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka edhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës por të ecim në këmbë. Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime.” – eshte shprehur ministrja Balluku.