Keshtjella e Gjirokastres eshte objekti me i frekuentuar nga vizitoret e shumte qe mberrijne ne qytetin e gurte ne kuader te guidave te organizuara nga agjenci te ndryshme turistike.
Rrjedhimisht me ligj, objektet qe konsiderohen te tilla, kane akses te shumte dhe kerkojne perkujdesje nga brenda dhe jashte madje ka edhe nje rregullore te qarte me kete rast. Por ne kalane e Gjirokastres, pervec frekuences se vizitoreve, disa “vizitore” te paftuar qendrojne ne tentative per te hyre.

Nje pamje e tille e ndesh pothuajse perdite jo vetem ne hyrje te kalase por ne cdo cep te saj.
Kujtojme qe objekti Kalaja e Gjirokastres ruhet nga nje polici private me 10 persona dhe DRKK shpenzon ne vit per ruajtjen fizike te saj gati 100 milione lek ku natyrisht ka per detyre te ruaje kalane nga mosdepertimi ne të edhe i dythandrakeve, apo dhe bagetive, por ne ket rast keto te fundit sic shifet, i kane bere ate qe nuk thuhet kalase, madje mu ne prag.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu