Avokati nga Zagoria e Gjirokastres, Spartak Ngjela, njihet për ‘ngacmimet’ e tij ndaj personazheve VIP dhe gazetareve, teksa pas disa emrave të njohur për publikun, Ngjela ka ngacmuar larg e larg një gazetare.

Ai ka rrëfyer rutinën e përditshmërisë së tij, ndërsa ka shfrenuar imagjinatën duke ftuar gazetaren dhe një shoqe të saj për darkë në shtëpinë e tij për të konsumuar një gotë verë e për të folur për kozmosin.

Gazetarja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.
Gazetarja: Biseda të çfarë natyre?

 

Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu