Këngëtarja me origjinë shqiptare, tashmë e famshme në mbarë botë, Ava Max ka dhënë për herë të parë një intervistë për mediat shqiptare, me moderatoren gjirokastrite te “Ditë e re”, Arjola Shehu në RTV ORA.

Ava foli për rrënjët e saj duke treguar se babain e ka nga Qeparoi dhe mamanë nga Saranda dhe nuk ngurroi të fliste dhe pak shqip.

Këngëtarja tregoi se kishte bërë plan që të vinte këtë vit në Shqipëri por për shkak të pandemisë nuk mundi dhe shpreson që të vijë vitin e ardhshëm.

“Dua të vi shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloia vërtetë shumë kohë me gjyshen time”, u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu