Ka qene nje lajm qe ka qarkulluar si legjende ditet e fundit per prekjen e nje personi me Covid19 ne lagjen “Partizani” ne qytetin e Gjirokastres. Kete lajm me papergjegjshmerine totale, e pati dhene si “scoop”, Tv publik TV Gjirokastra ku me pas i’u referua edhe nje portal periferik qe mbeshtetet financiarisht nga drejtoret e Rilindjes.

Jugulajm.net u interesua ne cdo institucion shendetesor pergjegjes ne Qarkun e Gjirokastres perfshire NJVKSH, ISHSH, Laboratorin ne DHSHSH nese eshte i vertete rasti ne fjale dhe morem pergjigje teresisht negative nga ai lajm qe panikosi Gjirokastren dhe qe me skandalozja u perhap nga nje medium qe paguhet nga taksat e gjirokastriteve sic eshte TVGJ.

Autoritetet shendetesore konfirmojne se ne lagjen “Partizani” ne banesen e Sh.L ka mberritur nje cift nga Italia qe eshte rrjedhimisht te aferm te te zotit te shtepise dhe jane vetkarantinuar ne baze te udhezimeve qe jane dhene neper media prej autoriteteve shendetesore. Cifti i’u nenshtrua edhe analizave dhe rezultoi negativ me Coronavirus nderkohe qe gjendja e tyre shendetesore eshte optimale.

Deri me tani ne Qarkun e Gjirokastres, nuk ka asnje te prekur me viruzin Covid 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu