Spitalet tona pritet të përfitojnë autonominë financiare dhe menaxheriale.

Ato duhet  të sigurojnë  të ardhura vetë dhe tenderat e tyre nuk  do t’i zhvillojë më Ministria e Shëndetësisë.

Nëse pacienti kërkon të marrë shërbim nga një mjek që e zgjedh ai , mund të bëjë por duke paguar një tarifë.

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e sheh hap  të vonuar por njëkohësisht është skeptik në realizimin e saj.

“Është shumë i vonuar. Ngërçi ka qenë se ministrja donte të mbante në duart e veta tenderat. Bashkëjetesa me koncesionet e vështirëson reformimin”tha ai.

Për të fituar kartën e autonomisë spitalet publike  duhet të plotësojnë disa kritere dhe në fillim  do të pilotohet  me spitalin memorial të Fierit.

Autonomia financiare pritet të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj pacientit pasi tanimë do t’i duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin edhe shërbimet brenda një spitali po kështu edhe me spitalet jo publike.