Terminali ndërqytetas i jugut nuk do te jete me te rrethrrotullimi i doganës. Qytetarët duhet të shkojnë të mbikalimi i Kamzës për të udhëtuar më pas drejt destinacionit te tyre. Përfaqësues të transportit ndërqytetas e konsiderojnë këtë investim të dobishëm, por më parë kërkojnë nga bashkia disa lehtësime.
“Shpresojmë që të ketë linja direkte qendër -terminal”, thotë një prej përfaqësuesve.
Qytetarët thonë se distancë deri tek terminalin e ri do të shtonte koston e udhëtimit.
“Nuk ka një linjë urbane direkte”.
“Për ne ishte më mirë këtu”.
Ndërsa drejtues të autobusëve shqetësimin e vetëm kanë kthimin e automjeteve te rrethrrotullimi i treshit rreth 1.5 km larg terminalit, duke kërkuar një hyrje të re në autostradë.
“Një autobus duhet të shkojë të rrotullohet tek 3-shi”.
Data 3 janar ishte parashikuar që të kryhej tranferimi i operatoreve të udhëtimit në terminalin e ri, por puna në këtë terminal nuk ka mbaruar akoma.
Jashtë kamerave ata deklarojnë se nga bashkia u është kërkuar të zhvendosen te terminali i ri, pavarësisht se punimet nuk kanë mbaruar ende. Ndërsa ende nuk është vendosur një datë e caktuar se kur do të jetë i aksesueshëm prej operatorëve dhe udhëtarëve.