Auron Tare i ftuar në studion e ABC News foli për menaxhimin privat të parkut të Butrintit.

Tare deklaroi se Butrinti kërkon një koncept të ri, i cili sipas tij duhet të krijohet në bazë të specialistëve shqiptarë që kanë dhënë kontributet e tyre, prej vitesh.

“Butrinti ka 20 vjet pa plan menaxhimi. Guidat e sotme në Butrint në përgjithësi vijnë nga Korfuzi, ndërsa restaurimet bëhen me tender.

Butrinti kërkon një koncept të ri menaxhimi dhe krijimi i një “Fondacioni” nuk është gjë e re. Ministria sot ka marrë konceptin që kam sjellë para tri vitesh, por ky koncept duhet të krijohet në bazë të specialistëve shqiptarë që kanë kontribuar atje prej vitesh.  Plani i menaxhimit është shumë i vakët dhe nuk është cituar asnjë shqiptar. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa eksperiencë”, tha Tare.

Tare u shpreh kritik ndaj modelit të propozuar, ndërsa theksoi se ligji i vendosur i hap rrugën një precedenti të rrezikshëm. “Këtë model e kam kritikuar për shkak se jepet në një dorë të huaj. Plani i menaxhimit është bërë nga AADF-ja. Ky ligj i hap rrugën një precedenti të rrezikshëm”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu