Pasi ka reaguar dy ore me pare kreu i listes se kandidateve per deputete te LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo duke denoncuar vendimin e fundit te Komitetit te Eksperteve per te ndaluar emigrantet te vijne ne Shqiperi per te votuar, ka reaguar menjehere Prof.Dr.Tritan Shehu.

Ne nje lidhje telefonike per Jugulajm.net kreu i listes se kandidateve per deputete te PD Qarku Gjirokaster Prof.Dr. Tritan Shehu e ka quajtur kete vendim teresisht arbitrar dhe politik qe ka ndermarre Edi Rama si rjedhoje e panikut qe e ka kapur nga vota plebishitare kunder tij me 25 prill. Sipas zotit Shehu, ky vendim eshte teresisht i pajustifikuar qe niset nga arsye teresisht politike. Madje zoti Shehu shpreh bindjen e tij se qeveria e Edi Rames do te ndermarre vendime te tjera arbitrare pasi Rama ka frike voten e shqiptareve emigrante te cilet mezi presin ta ndeshkojne ate kete te diele.

I pyetur nga Jugulajm.net se cili do te jete reagimi i opozites se bashkuar ndaj ketij vendimi, zoti Shehu u shpreh se do te kete nje reagim te ashper ne grup pasi kjo eshte pengese e te drejtes universale dhe kushtetuese. Qendrimi i maxhorances permes kukullave te saj eshte i pabazuar profesionalisht dhe shkencor. Kjo behet me te vetmin qellim per te perjashtuar shqiptaret nga procesi zgjedhor pasi ai e di mire rezultatin perfundimtar dhe ndeshkimin me vote qe i kane rezervuar shqiptaret emigrante-shprehet zoti Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu