Është gjetur makina që është përdorur në atentatin e djeshëm në Tepelenë, ku u vra një nga vëllezërit Bresho, dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se makina që është përdorur në krim, është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, ku autori ka tentuar që ta hedhë në lumë.

Fshati Bënç ndodhet shumë pranë qytetit të Tepelenës, ku ndodhi edhe krimi.

Kujtojmw se Arturo Bresho ka ndërruar jetë ndërsa Artan Bresho, ndodhet në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Autorët raportohet se kanë qenë të armatosur me kallashnikov të cilët shkojnë si fillim tek kantieri i bajpasit që punonte viktima qëllojne mbi 46-vjeçarin duke e lënë të vdekur tek kabina, më pas marrin makinën e tij një benz 2000 dhe shkojnë pranë banesës të të vëllait të cilin e gjejnë në rrugë, e plagosin e largohen.

Fillimisht u raportua vetëm për një të plagosur ndërsa burimet bëjnë me dije se autorët e krimit pasi kanë vrarë Arturo Breshon, kanë marrë makinën e tij duke shkuar pranë banesës për ku ishte nisur Artani të cilin e kanë qëlluar duke e lënë të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu