Nga Dritan Kaba

Nje nga eterit themelues te shtetit dhe demokracise amerikane, Benjamin Franklin ka thene:
Ata, (popujt)qe jane te gatshem te japin lirite e tyre ne kembim te premtimit per me shume siguri, nuk meritojne as njeren as tjetren,
Ky eshte rasti i popullit tone, qe pa asnje vendim qeverie, ne kete rast duhej domosdoshmerisht dhe miratimi i Parlamentit, i kushtezohen lirite, aktiviteti i tyre ne menyre antikushtetuese dhe anti ligjore siç eshte ndalimi i qarkullimit, pezullimi i aktivitetit ekonomik, pa shpalljen e Gjendjes se Jashtezakonshme!
Ndaj asgje e mire nuk mund te vije, nga akte diktatoriale, antiligjore dhe antikushtetuese, por vetem nje njolle ne subkoshiencen e çdo qytetari se qeveria eshte shteti dhe se lirite e tyre jane nje teke e qeveritareve, qe mund te dhunohen edhe me video selfie nga kulla e Surrelit!
Ky eshte demi me i madh qe mund t’i behet nje kombi. Shume here me i madh se çfare mund te sjelle çdo lloj virusi!

Fotografia e Dritan Kaba

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu