(Nje replike me mendimin e Ylli Manjanit per kandidaturat e Gjykates se Larte.)

Nga Dritan Kaba

Ylli ka shume te drejte kur i lavderon kandidaturat e KLGJ per anetare te Gjykates se Larte! Ai eshte avokat dhe shpejt ose vone do te kete çeshtje me keto gjykates!
Ylli ben nje apologji mbrojtje per preiardhjen e tyre. Afrimitetin dhe lidhjen e tyre familjare me “udheheqesit” socialiste. Ai i merr ne mbrojtje duke thene se ata do jene shoke, miq apo kusherinj te dikujt, duke i ngritur madje edhe vlerat e tyre profesionale, por harron vlerat e tyre politike dhe te gjykimeve te kohes se komunizmit.

Por harron te shpjegoje si nuk u gjet dikush qe paska lidhje nga e djathta ose edhe pa parti, te cilet te mos kene asnje lidhje familjare nga asnje ane, por te gjithe keta jane velelzer, kusherinj, miq, shoke, shoqe, baxhanake vetem te socialisteve!?
As nuk i hyn procesit te perzgjedhjes, i cili ka nxjerre vetem keta baxhanaket dhe miqte e rilindasve te kualifikuar. Si eliminohen te tjeret dhe i afte i bie vetem po te jesh kusheri i ketyre?

I dashur Ylli keto jane te gjithe ne konflikt te paster interesi.
Po si mund te gjykojne ceshtjet e korrupsionit dhe trafikut te droges keta qe jane familjaret e kupoles se mafias ne vend!
Kush do e gjykoje skandalin e incernatoreve? Çeshtja eshte derguar per hetim ne SPAK!
Po trafikun e droges dhe çeshtjen “Babale”, ku eshte denuar nje politikan i opozites, Ervin Salianji dhe nje gazetar Jetmir Olldashi, keta do e gjykojne?
Po PPP. korruptive kush do i gjykoje, po keta apo te ngjashem me keta?!
Kush do i gjykoje vlerat marramendese te shpordorimeve te denoncuara nga KLSH, po keta?!

Po te fortet e liruar padrjtesisht, pikerisht nga vellezerit, motrat, dashnoret, kushirinjte apo baxhanaket e ketyre kush go i gjykoje?
Keta shumica e tyre siç thashe jane ne konflikt te paster interesi, do i bjere keshtu, qe keto çeshtje te mos gjykohen dot ne Gjykaten e Larte se nuk do formuhet trupi gjykues ose me keq i bie te mos te gjejne dot relator, jo me trupe gjykuese, çfare them edhe une!

Perzgjedhja e tyre eshte nje turp i pandodhur ndonjehere me anetaret e Gjykates se Larte.
Te lutem Ylli, e di qe eshte e duhura per profesionin tend, si avokat, t’i besh lavderime, por jo keshtu publikisht. Beji nga nje sms edhe uroji se ty te lexojne shume njerez dhe nuk eshte mire! Baxhanaket, dhendrat, vellezerit e motrat apo dashnoret qenkan vetem nga keta qe mbollen drogen, rriten trafikun ne menyre te frikshme edhe bene edhe ato PPP korruptive dhe skandaloze me vlera qindra milione dollareshe!Por mbi te gjitha po perzene shqiptaret nga vendi i tyre dhe njekehesisht po i zevendesojne me sklleverit moderne nga Azia apo Afrika!

Jo, ata jane pjese se keqes dhe jane zgjedhur aty per t’i sherbyer kupoles mafioze dhe per asnje qellim tjeter. Ata jane besnike edhe anetare te saj, ndaj jane zgjedhur, qe kupola te kape Gjykaten e Larte dhe te kete mbrojtje prej saj ne te ardhmen. Ata nuk ndryshojne ne asgje me ata, qe i zgjodhen. Ata jane te njejtet! Ata jane pjese se keqes dhe jo profesioniste per tabelen tende te emulacionit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu