Një opinion nga Astela Veis – Studente e vitit te trete Bachelor tek Universiteti Epoka, dega Maredhenie Nderkombetare dhe Shkenca Politike.

Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet më problematike përsa i përket çështjeve zhvillimore të saj.
E them këtë duke krahasuar potencialin dhe kapacitetet, me punën themelore të kryer ndër vite dhe atë që vazhdon aktualisht. Vese.
Të njëjtët fenomenë, te njëjtat hapa, të njejtat rezultate. Është kjo, hasja tipike tranzitive, e përhershme.

Mungesa e përgjegjësive, mungesa e besimit dhe mungesa e aftësive, janë problemet kyçe që e kanë shoqëruar dhe penguar Shqipërine për të ndjekur rrugën e një demokracie të mirefilltë, të vërtetë. Gjithashtu edhe skepticizmi është një tjetër dimension tejet i rëndësishëm i letrave dhe praktikës perëndimore, por i parë largasi nga shoqëria ballkanase dhe veçanërisht nga ajo shqiptare. Këto janë rrënjet e problemit ne tëresi.
Prapambetje dhe mbijetesë.

Rregjimi konkurrues, i parë si themeli i një shoqërie në zhvillim, nuk mund të ruhet në ato vende ku forcat e policisë e kanë zakon të ndërhyjne në politikë apo e anasjellta.
Shqipëria vazhdon te renditet në fund të listave të ndërkombëtarëve.
Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër tre vendet më të varfra në kontinent. Të ardhurat mesatare vjetore me zor arrijnë të mundesojnë edhe mbijetesën. Çmimet janë marramendëse. Numri i të rrinjve që po e braktis këtë vend është pikërisht sot më i lartë se kurrë më parë.

Zi, zi, zi dhe vetëm zi.
Është koha për një ndryshim. Është koha që secili prej nesh ti japë rëndësi vlerës së të qenurit. Kjo është tërësia e një shoqërie. Më pas, janë vendimet e planifikuara ato që theksojnë ndryshimin.

Është përgjegjësia e secilit prej nesh që të zhdukim rrënjët e pista të së shkuarës që na përndjek rregullisht edhe sot.
Rruga e zhvillimit dhe ndriçimit të Shqipërisë është absolutisht një përgjegjësi madhore dhe duhet trajtuar si e tillë.

Une kam besimin që Shqiperia mund te ndryshojë e gjithashtu jam e bindur që figura të tilla si znj. Grida Duma, janë fenomeni i munguar i kësaj shoqërie. Ndikimi i punëve të saj do të hapë rrugën e shpresës për shumë qytetarë shqiptarë.
“Shqipëria s’mund dhe s’duhet të humbë më trenin e perëndimit. Është bërë shumë që ajo të vonohet…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu