Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka reaguar në Facebook në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Në një postim në Facebook, ministri shkruan për zgjidhjen e krizës është angazhuar personalisht Kryepeshkopi Anastas Janullatos, të cilit Majko i kërkoi ndihmë.

Gjithashtu Majko ka falenderuar edhe të gjithë strukturat shtetërore, të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare.

Postimi i plotë

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.

Ndërkohë Ministria e Jashtme, kryeministria dhe Ministria e Mbrojtjes, gjatë ditëve të krizës, në reagimet e tyre kanë thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke, për zgjidhjen e situatës, por pa përmendur asnjëherë kryepeshkopin Janullatos. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, u tha se policia kufitare greke, pas negociatave me palën shqiptare ishte bindur për ta lënë hapur doganën e Kakavijë edhe pas orës 22:00.

Mbrëmjen e djeshme pala greke mbajti hapur kufirin edhe pas orës 22:00, në mënyrë që të kalonin të gjithë makinat që ishin në radhë. Ndërkohë policia vendosi postblloqe në Jorgucat, për të mos lejuar kalimin drejt Kakavijës të udhëtarëve, të cilët nuk kishin përgjigjen negative të testit për COVID-19, të certifikuar.

Ndërsa që nga dita e sotme, të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, duhet të kenë me vete përgjigjen negative të testit të certifikuar si dhe të kenë plotësuar formularin e posaçëm. Nga sot në pikën e Kakavijës rikthehen kufizimet për kalimin e 750 udhëtarëve, ndërsa në Kapshticë do të kalojnë 300. Gjithashtu të gjithë do t’i nënshtrohen karantinës prej 1 jave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu