E pabesueshme per te gjithe te afermit, miqte dhe shoket e tij te shumte, por ja qe ndodhi me e renda.

Sot me date 9 gusht 2020 ne oren 2.00 te mengjesit me gjithe perpjekjet e mjekeve e personelit te spitalit ne Tirane humbi jeten njeriu yne i dashur dhe i shtrenjte skulptori dhe pedagogu i njohur shqiptar pran Akademis se larte te Arteve, Arben Isa Bajo.

Arben Bajo lindi me 13 dhjetor te vitit 1967 ne qytetin e Gjirokastres. Mbasi mbaroj arsimin tetevjecar ne vendlindje, fal aftesive dhe talentit artistik ai do te vazhdonte shkollen e mesme artistike “Jakov Xoxa” ne qytetin e Fierit. Studimet e larta i vazhdoj ne Universitetin e Tiranes pran Akademin se Arteve te cilat i perfundoj ne vitin 1992 me vlersime te larta e nderuse. Ne fillimet e tranzicionit si shume te rinj shqiptare do te emigronte per nje jete me te mire e te lumtur, do te vendosesh ne Athine ku qendroi mbi 13 vjet.

Profesioni i tij dhe aftesite artistike edhe pse ambjenti helenik ishte i tejngopur me artiste te rinj qe vinin nga shkollat e me emer te vendeve te lindjes, ai do te shquhesh e do te zinte nje vend dhe pozicion te lakmueshem per cdo artist. Punimet e tij do te vlersoheshin nga njerez te artit e te kultures dhe ne hapjen e disa ekspozitave ne grup shokesh nga vendi dhe Europa qe do te sherbenin edhe si ura lidhese midis artisteve e kulturave te ndryshme qe gjalleronin ne ate mjedis kulturor.

Njohurite e fituara dhe aftesite artistike te tij do te njiheshin dhe vlersoheshin edhe nga institucionet tona te shkences, artit dhe kultures duke i besuar detyren e pedagogut ne Akademin e Arteve ne Tirane. Gjate kesaj periudhe ka realizuar punime me vlera te arrira artistike qe jane vendosur ne ambjente publike e institucione te ndryshme ne qytete te shumta te Shqiperise. Hapja e mjaft ekspozitave artistike si dhe prezantimi tij ne mjetet e informacionit tregonin formimin e larte artistik dhe filozofin e nje intelektuali te mirfillte te shoqeris progresiste shqiptare.

Largimi i tij i papritur ne nje moshe te re nga jeta, eshte nje humbje dhe dhimbje e rende per familjen, gruan, vajzen, nenen, dy vellezerit dhe te afermit e tij, per miqte e shoket e shumte qe i donte dhe irespektonte, per nxenesit dhe studentet qe e respektonin si prindin e tyre. Lamtumire i dashur Arben Bajo, ti do te mbetesh kurdohere i dashur ne zemrat tona.

Jugulajm.net i shpreh ngushellimet me te sinqerta gruas, vajzes, nenes dhe dy vellezerve te tij, Yllit dhe Saimirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu