Ish-kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me sulmet dhe gjobat e qeverisë ndaj RTV Ora dhe emisonit të drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, “Tempora”.

Së fundmi, Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar ka vendosur për mbylljen e sinjalit të transmetimit për këtë televizion pasi ka shkelur Aktin Normativ mbi masat parandaluese ër përhapjen e Koronavirusit.

Sipas Berishës, gazetarja Meço gjobën e ka nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, u ka dalë borxhi por faji është në anën e gazetarëve që nuk zenë mend.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Sonila gjoben e ka nga Hanem Surreli!

Miq, nga mediat mesova se Sulltan Salep Surreli urdheroi gjobitjen me 10 milione leke te gazetares se njohur Sonila Meço. Shkaku ne dukje i gjobes ishte prania ne studio ne perputhje me distancimin social i dy personave perveç Soniles. Kurse shkaku i vertet ishte nje telefonate e Soniles tek 127ta, te ciles per minuta te tera nuk iu pergjigj njeri dhe disa pyetje te helmuara qe Sonila guxoi e i beri Sulltan Salep Surrelit.

Por per Sonilen dhe çdo zonje apo zonjushe gazetare qe guxon te sulmoje Edvinin, ndeshkimi ne çdo rast paperjashtim ne çdo rast urdherohet nga Hanem Surreli, te ciles ne menyren me te çuditshme cdo kritike, akuze apo qortim nga cilado gazetare qofte ndaj “sherbetit te zemres” se saj i duket si helm ose perpjekje per ti helmuar Edvinin.

Ketu Hanem Surreli duhet te jemi te sinqerte u ka dale borxhi por faji eshte ne anen e gazetareve qe nuk zene mend. Ne darken e pare dhe te fundit te vitit te ri qe Hanem Surreli shtroj vite me pare per gazetaret ua tha haptas atyre se ju me shkrimet e lajmet tuaja ma helmoni cdo dite burrin.

Prandaj Sonila dhe cdo gazetare tjeter e ketij vendi para se te kritikoje Edvinin duhet te mendoj jo nje por se paku tre here pasi ne gjinine e saj ne Sarajet Bunker te Surrelit ka jo alergji ndaj tyre por idiosinkrazi.

Po e mbyll me lutjen qe per kete fjale mjeksore konsultohuni me fjalorin, dhe me urimin qe ta keni parasysh keshillen time miqesore. sb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu