Ish ministri i jashtem Tritan Shehu, ka reaguar me nje shkrim ne fb per vendimin e kryeministrit Rama, per kthimin e shqiptareve te ngelur jashte ne atdheun e tyre.

Shehu thekson se “Duket se Rama, se paku teorikisht, me ne fund pranoi kerkesen tone te qarte, njerezore e patriotike, detyrimin kushtetues te levize mekanizmat per te kthyer ne Shqiperi qytetaret tane te mbetur jashte vendit.”

Ja shkrimi i plote i Shehut: 

Duket se Rama, se paku teorikisht, me ne fund pranoi kerkesen tone te qarte, njerezore e patriotike, detyrimin kushtetues te levize mekanizmat per te kthyer ne Shqiperi qytetaret tane te mbetur jashte vendit.

Mbasi e kundershtoi disa here ai dhe zv.ministri i jashtem kete domosdoshmeri me argumenta spekulative, tashme deklaroi se po organizon operacionin e kthimit.
Nuk ka asnje rendesi nese do ta beje kete me “Lasgushin, Hasanin apo Pietron”, rendesi ka ta realizoje sa me pare kete transport te detyrueshem per ate e Shtetin tone, ashtu si prej javesh po e realizojne shtetet e tjera.

Por kujdes, tashme qe e vuri ne jete kerkesen tone qe te hapte nje portal identifikimi per ata, tashti qe premtoi…duhet vazhduar te mbahet nen presion se rrezikon perseri ta lere ne “mes te rruges” gjithecka qe duhet bere per ata shqiptare.

Ne fakt deri me sot nuk ka marre asnje mase lehtesuese ndaj tyre….megjithate te shpresojme se do t’i shkoje deri ne fund detyrimit per t’i kthyer ne atdhe, duke respektuar te gjitha rregullat epidemiologjike per ata ketu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu