Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve.

Burimet thonë se palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votiesve në zgjedhje. Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votiminë shumë se një herë.

Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore.

Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu