BBC

Kompania farmaceutike Novartis ka arritur një marrëveshje me SHBA që të nisë testimet e ilaçit të malaries, hidroksiklorokinë kundër Covid-19.

Prodhuesi zviceran i ilaçeve tha se testimet do bëhen te 440 pacientë të hospitalizuar.

Ilaçi është përdorur prej dekadash për të kuruar malarien dhe është promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump pas disa të dhënave jo të besueshme se ndihmon kundër koronavirusit.

Por nuk ka asnjë provë shkencore se ky ilaç ndihmon në të vërtetë.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e përgjigjes së pyetjes shkencore nëse hidroksiklorina do jetë e dobishme për pacientët e sëmurë me Covid-19,” tha kompania.

Laboratorët në mbarë globin janë në garë për të zhvilluar një kurë ose një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu