Arrestohet në flagrancë një person per tre vepra te ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policine Gjirokastër arrestuan në flagrancë K. M. 52 vjeç banues në Tepelenë.

Prangosja e tij u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në magazinën e tij në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rezultoi se ai prodhonte, përpunonte dhe ambalazhonte artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe kishte një sasi të konsiderueshme lënde drusore dhe qymyr druri, për të cilat nuk kishte dokumentacion përkatës.

Gjithashtu, në këtë ambient janë gjetur dhe thasë me mbishkrime në gjuhën greke për ambalazhimin e qymyrit, si dhe kuti kartoni dhe qese me mbishkrime, një pjesë pa mbishkrime dhe një pjesë me mbishkrime në gjuhë të huaj.

Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu