Një 36 vjecar nga Përmeti është vënë nën pranga me 8 doza kanabis sativa. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Përmetit kur Xh.S. kundërshtoi shërbimet policore dhe Task-Forcën e përqëndruar këto ditë në Qarkun e Gjirokastrës, teksa i është kërkuar të kontrollohej automjeti i tij.
Mësohet se 36 vjecari kundërshtoi punonjësit e policisë pasi në mjet dispononte 8 doza Cannabis Sattiva. Pasi shtetasi i mësipërm u neutralizua nga shërbimet e policisë, u ushtrua kontroll në mjetin e tij dhe si rezultat i kontrollit në mjet u gjetën dozat me kanabis.
Menjëherë u arrestua në flagrancë 36 vjeçari banor në fshatin Pacomit të Përmetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.