Nje 18-vjeçar nga qyteti i Gjirokastres ishte duke vjedhur kabllo elektrike ne nje subjekt privat, kur u arrestua nga Policia e Gjirokastres.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në një subjekt privat.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.