Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Në orë e para të mëngjesit, në lagjen “18-Shtatori”, shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip “Mercedez-Benz” ne pronesi te nje punonjesi te Bashkise Gjirokaster.

Menjëhere shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu